Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka mohuar kategorikisht pretendimet e opozitës se PS kishte hapur kutitë preferenciale, ku ajo dilte fituese.

Në një prononcim për mediat Celibashi tha se këto kuti nuk janë hapur në mënyrë selektive dhe se gjithçka është bërë sipas rendit.

“Nga verifikimi që ka bërë KQZ të këtij shqetësimi, në mënyrë kategorike nuk rezulton që numërimi, hapja e tyre, të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Nga ajo që ka bërë KQZ, janë respektuar rregullat sipas ligjit. Kjo është kategorike kështu! Të gjitha këto që jn nën 3-% ku përfshihet edhe Tirana janë KZAZ ku numërimi është duke ecur ngadalë. Në disa prej tyre nul është se ka pasur mungesë të komisionerëve. Kanë bërë edhe pushim 2-3 orë. Sepse është normale. Lodhja fizike ka bërë të vetën. Kanë marrë pushim. Edhe në ato raste kur prezenca ka qenë ka pasur ngadalësi. Se sa është për ndikimin nga jashtë apo për shkak të lodhjes, këtë se them dot.”, tha Celibashi.

Teksa u pyet për një incident në një qendër numërimi në Rrogozhinë, ku komisionerët kanë tentuar që të shpallnin një kuti me 200 vota të pavlefshme, Celibashi tha se ka kuti të parregullta.

“Nëse fletët e votimit janë pa vulë, janë të pavlefshme. Pavarësisht numrit të tyre,. Kuti të pavlefshme s’ka, ka kuti të parregullt, Nëse fletët e votimit, i vlerëson Komisioni i Numërimit të pavlefshme.”, pohoi ai. Ndër të tjera, Celibashi u pyet edhe për faktin nëse do të ketë sanksione për ata komisionerë që nuk respektojnë oraret.

“Orar ka për të fillua procesin e numërimit dhe një për të përfunduar. Se si e organizojnë punën këto komisione, është punë e tyre. Po presim orën 22:00. Zëvendësimi i grupeve të numërimit nuk është kompetencë e KQZ por e komisionit zonal. Rezultati për pjesëmarrjen e keni marrë disa kohë pas zgjedhjeve. Nëse do të kontrolloni faqen e KQZ, kur ajo punon, do shihni numrin e votuesve për ato qendra votimi që janë numëruar.”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: