TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës në Kuvend. Balla tha se Gjermania mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa krahasoi kreun e opozitës me Albert Veliun i konsideruar si Babalja që shfaqet te audio përgjimi i publikuar nga PD.

“Lulzim Basha po përpiqet te pengojë punimet e Kuvendit. Sot nuk dëgjuam gjë për babalen. Bjerini sa të doni. Sa për deklaratën bombë të servirur nga kryetari ën detyrë i PD. Dua ta them se mënyra si e tha Basha koalicion në Gjermani ka të bëjë me mënyrën si e dëgjon Babalja. E vërteta është se Gjermania po e ndjek me vëmendje ketë pozicion. Qeveria gjermane është promotorja e mbështetjes së madhe të negociatave. Luli dhe Babalja është njësoj. Ti Lulzim bëre gjithçka për të penguar negociatat.

Ndoshta është pak e veçantë është e çuditshme që unë po interesohem për PD, pasi ka qenë një aset në Shqipëri. Ke dy seanca që Babalen nuk e ke më në Facebook se i doli lëngu atij. Ju kërkoj që në zbatim të rregullores ne tërhiqemi për votim, pa diksutime. Të fala babales.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: