Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku pritet të diskutohet mbi Aktin Normativ për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi.

Sipas njoftimit të Kuvendit thuhet se në rendin e ditës sot është vetëm “Akt normativ nr.10 datë 18.05.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Ky Akt Normativ u shty për këtë seancë pasi në seancën e kaluar deputetët e opozitës u shprehën se Akti ende nuk ishte shqyrtuar nga të gjitha Komisionet parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: