Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeparlamentaren Lindita Nikollën se e ka kthyer Parlamentin në një dyqan rrobash.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ky Parlament është mbushur me Dumanë, duke shtuar se “Ky parlament si kurrë ndonjëherë në historinë 31-vjeçare ka drejtimin më banal”.

“Ky parlament në 31 vite është parlamenti më i neveritshëm në përbërjen e tij. Është i mbushur me Dumanë, megababagjyshër. Ky parlament si kurrë ndonjëherë në historinë 31-vjeçare ka drejtimin më banal, funksionon si dyqani personal i Lindës, që po të ishte për veshje personale, do preferoja i zhveshur të rrija dhe të mos blija kurrë.

Nuk ka Kushtetutë që nuk shkel zonja për të mbrojtur Edi Ramën. Do mbetet famëzi sepse me votën e pseudomazhorancës, dorëzimin për herë të parë të të gjitha pushteteve. Ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor. Mbi të gjitha pyes veten se si mund të rri në një sallë me një njeri që e shndërroi Tiranën në Beogradin e vogël.

Ka rrethuar Kosovën me projektin ruso-serb. Një njeri që refuzon të njohë genocidin në Srebrenicë, nuk stepet përpara masakrës. Çdo ditë unë e pyes veten se si mund të rri në një sallë me një njeri që ka interest serbe dhe antishqiptare. Kushdo që dëgjon këto vlerësime mund të pyesni, çfarë do ti Sali në Parlament. Unë do vij këtu se këta qeveritarë vetëm ju mashtrojnë. Këta ministra, me kreun e tyre në çdo firmë që hedhin, vetëm ju vjedhin”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb