Zbardhen të tjera diskutime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb diskutimin që zhvilloi sot deputeti demokrat, Helidon Bushati, i cili theksoi se për bashkimin e partisë duhet një proces gjithëpërfshirës. Ai dha disa propozime se si mund të bashkohen demokratët.

“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroi:
-Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.

-Gjate kësaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për të ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

– Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike
– Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.

Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese.”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: