TIRANË- Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka sqaruar sot opinionin publik se ashensori që do të vendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit do të jetë për plotësimin e kushteve të përshtatshme në dispozicion të personave me aftësi të kufizuara. Në një reagim, Aleksi ka deklaruar se Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. “Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit”, shprehet ai.

“Kuvendi i Shqipërisë lidhur me lajmin e publikuar sot ne organin zyrtar të Partisë Demokratike (RD), për publikimin e një prokurimi për ashensorin në ambientet e Kuvendit sqaron; Ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve. Qëllimi i vendosjes së këtij ashensori është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit”, përfundon deklarata e Kuvendit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb