Ndërsa Kuvendi mblidhet sot për një mocion me debat në lidhje me vendimin e Kreut të Shtetit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, zyra e shtypit të Presidentit njofton një tjetër konferencë.

Zyra e Shtypit të Presidencës njofton se konferenca do zhvillohet sot në orën 17:00, por nuk dihet nëse do të jetë vetë Meta ai që do ju drejtohet mediave.

Nuk dihet as çfarë do të komunikohet, por ajo që dihet është se konferenca vjen pas seancës së Kuvendit, gjatë së cilës do të miratohet edhe një rezolutë për shkarkimin e Presidentit.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Të nderuar kolegë!

Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju falëminderit për bashkëpunimin!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb