TIRANË

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del Monaco. Përmes një postimi në twitter, ambasadorja Kim shkruan se mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane kërkon nga palët që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut.

Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”- shkruan ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb