Selia e Partisë Demokratike është kthyer në fokusin kryesor të mediave këto ditë, pasi atje ka pasur zhvillime të rëndësishme.

Sipas gazetarit Osman Stafa, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet aktualisht në seli dhe po merret me organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Në të, një nga vendimet që do të merret është përjashtimi nga PD i ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe do të përcaktohet aksioni politik për 4 vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, ish-kryeministri, ka thërritur po në të njëjtën datë një referendum, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i PD.

Një ditë më pas, pra të dielën e 19 dhjetorit, sipas gazetarit Stafa, do të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhen 5 anëtarët e rinj të kryesisë, të cilët u shkarkuan në mbledhjen e fundit të Këshillit, si dhe disa nga sekretarët, të cilët po ashtu u shkarkuan në atë mbledhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb