Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti-amerikane nuk ka lidhje me partinë Demokratike.

Nëpërmjet një reagimi nga Korça, Salianji gjithashtu thekson se edhe pas 30 vitesh ish-kryeministri Sali Berisha me takimin në stadium, nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet.

Më tej theksoi se shkarkimet e paralajmëruara në datën 11 , nuk të ndodhën. “Sot është data 16 dhe nuk ka ndodh asnjë gjë e tillë dhe asnjë gjë nuk do të ndodhë mbas 18 përveç zbatimit të vendimmarrjeve që do të marrë shumica e delegatëve”, ka thënë më tej ai.

Pjesë nga fjala:

“Siç e shikoni jo vetëm që nuk ka kyçe në dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm që nuk ka dryna, jo vetëm që nuk ka brava ka njerëz të cilët vijnë dhe punojnë. Ka njerëz që vijnë punojnë, kryetarë grup seksioni, delegatë të PD-së që kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen por po tërheqin kartat e delegatëve dhe po punohet si strukturë për të qenë të pranishëm dhe për të marrë një vendim në kuvendin e vetëm të PD-së të datës 18.

Doja të komunikoja nëpërmjet jush në lidhje me një aktivitet tjetër të lajmëruar për në Korçë ashtu siç duket edhe nga mediat nëpër gjithë Shqipërinë është tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti-amerikane që nuk ka lidhje me partinë Demokratike.

Cilido që ka punuar për PD-në çdo mik që kemi sakrifikuar bashkë edhe kemi qenë në beteja të përbashkëta për PD-në duhet që as të mos skedohet as të mos përdoret si firmë për të krijuar një parti të re, e cila pa diskutim kërkon që t’i krijojë probleme PD-së, por që në thelb ka mbledhjen e sentimenti anti amerikan dhe pa diskutim interesin personal të Sali Berishës.

Nuk ka dhe nuk do të ketë siç ndodhi edhe pas mitingut të vogël sipas mendimit tim pas 30 vitesh Sali Berisha nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet në stadium. Shumë pak njerëz shumica prej tyre jo delegatë një pjesë tjetër që janë demokratë apo edhe delegatë njerëz me përgjegjësi siç i kemi parë pa diskutim që do bëjmë çdo përpjekje për të qenë, nuk janë aty dhe jam i bindur që nuk janë në atë takim për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por për shkak të zhgënjimit të cilin pas masakrës së 25 prillit gjithsecili prej demokratëve e ka pasur edhe në si drejtues së saj por kjo nuk duhet të bëhet e të japë asnjë kredit krijimit të një partie të re.

Është e qartë retorika politike e foltoristëve u tha që në datën 11 do të ketë shkarkim do të ketë ngarkim nuk do të ndodhë asnjë gjë nga këto 12 kaloi data sot është 16 dhe nuk ka ndodh asnjë gjë e tillë dhe asnjë gjë nuk do të ndodhë mbas 18 përveç zbatimit të vendimmarrjeve që do të marrë shumica e delegatëve në kuvendin e vetëm dhe legjitim të PD-së në datën 18.

Nuk do të doja dhe ky nuk është një lajm i mirë që dy prej kryetarëve të degëve të qarkut të Korçës, si i Devollit edhe i Kolonjës janë shkarkuar nga kryesia e partisë për shkak të mos zbatimit të udhëzimeve do të bëjmë çdo përpjekje që dhe persona që janë kryetarë grup seksionesh apo që janë në funksione në PD-ë të ulemi të dëgjojmë mosdakordësitë, por jo të shkohet drejt po themi tentativave për krijime të partive të reja sepse këto nuk i shërbejnë PD-së dhe PD-ja do të ketë të gjithë predispozicionin për t’i dëgjuar dhe për t’i përfshirë për të bashkëpunuar, por jo për të toleruar dëmtimin e aksionit opozitar dhe dëmtimin e interesave të demokratëve në gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Ndërkohë a keni bërë një analizë tuajën të degës duke qenë se dega e Korçës është përfshirë më herët edhe nga një valë dorëheqjesh dhe si është situata aktuale sigurisht çdo largim sjell vështirësi?

Salianji: Pa diskutim por analiza dhe kjo pritej të bëhej në shtator që u mbivendos aksioni foltor dhe i interesit personal do të ishte analiza në çdo grup seksioni në çdo seksion duke nisur nga përgjegjësitë më të larta nga drejtimi politik tek deputetët tek dega dhe tek çdo seksion ajo që është për tu ritheksuar mund të themi me të drejtë mund të harrohet është që dega e Korçës ka pasur rezultatin më të mirë historik rezultatin më të mirë dhe se sa në 2009 kur PD-ja ka pasur qeverinë qendrore, ka pasur shumicën e komunave edhe në atë që përbën sot Bashkinë e Korçës, dega ka pasur rezultat më të dobët numri i votave në % të marra nga PD-ja e degës së Korçës ka qenë më i larti dhe rezultati më i mirë pa diskutim që problematika e cila ka ardhur post zgjedhjeve për shkak të imponimit të personave pa kontribute në këtë kur them për këtë e kam tek deputetët për të qenë i qartë të cilët krijuan probleme dhe besoj që do të zgjidhen duke diskutuar me njerëz që kanë dhënë kontribut dhe sakrificë për PD-në po themi këtu në qendra dhe jo duke imponuat njerëz që as nuk u panë në fushatë, as pas fushate vetëm për hallin e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq. Nuk kemi asnjë problem, ato po themi grup seksione që kanë qenë në mos gaboj 6 sepse ato janë të rëndësishme janë zëvendësuar në mënyrë të menjëhershme, të cilët po ashtu kanë qenë një nivel më poshtë kanë qenë sekretarë grup apo që kanë qenë në po të njëjtën grup seksioni kështu që PD-ja ka pafundësisht për fat të mirë burime njerëzore ashtu siç ka pafundësisht nevojë për të qenë të gjithë demokratët të bashkuar por është një proces i cili do të vijojë për të bërë të mundur mbledhjen e gjithë kontributeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: