Deputeti Tritan Shehu e ka konsideruar fals Kuvendin e djeshëm të Partisë Demokratike. Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se qarku i Gjirokstres ka 345 delegate sipas listes te derguar nga PD aty per Kuvendin e Korrikut, pra e pregatitur nga organizatoret e atij pseudo kuvendi te dates 18 Dhjetor ku supas tij kanë marrë pjesë vetem 51.

Postimi i plotë

Tragjiko-komedia e “kuvendit” te djeshem ne Pallatin e Kongreseve! Mjafton te lexosh shifrat e vetem Qarkut te Gjirokastres, kupton fallcitetin e atij aktiviteti.

Qarku i Gjirokstres ka 345 delegate sipas listes te derguar nga PD aty per Kuvendin e Korrikut, pra e pregatitur nga organizatoret e atij pseudo kuvendi te dates 18 Dhjetor.  Kjo eshte e vetmja liste zyrtare dhe e pa ndryshueshme ne terresine e saj. Nga keta 345 dje moren pjese ne Tirane vetem 51. Keta jane delegatet, qe plotesojne korumin dhe mund te votojne, te tjetet ishin….. Jam i bindur se e tille pak a shume paraqitet gjendja edhe per qarqet e tjere.

Ne lidhje me ate qe po deklaroj, zoteroj emrat e secilit delegat dege per dege, qe dje ishte ne Tirane. Jam ne pritje qe organizatoret e atij aktiviteti pa fizionomi, te publikojne listat e tyre te pjesemaresve. Keto jane ceshtje serioze, te rendesishme dhe askush nuk mund te loze keshtu me demokratet! Mjaft eshte mjaft, ka ardhur koha per ta thene kete!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: