\
TIRANE – Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke dhënë kështu autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet nga drejtësia belge se është përfshirë në një vrasje në vitin 1999. Në votim për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Frroku kanë marrë pjesë 117 deputetë, ku 113 kanë votuar pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Seanca e sotme ka qënë maratonë, ajo u mbyll rreth mbrëmjes (ora 22:30) me miratimin edhe të disa pr/ligjeve të tjera, ku ndër më të rëndësishmet ishin ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

Fillimisht në seancë ka mbajtur një fjalim deputeti Frroku, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pas akuzave ‘për dëshmi të rreme’ lidhur me çështjen “Doshi”. Më pas është paraqitur raporti i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, i cili dy ditë më parë miratoi me konsensus kërkesën e organit të akuzës, duke i hapur rrugën arrestimit të deputetit. Po kështu deputeti Arben Ristani ka lexuar raportin e dytë të deputetëve të opozitës për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores.

Deputeti Mark Frroku është betuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se nuk ka kryer asnjë vrasje në shtetin Belg. Në fjalën e tij para deputetëve Frroku theksoi edhe një herë se në kohën kur ka ndodhur vrasja nuk ka qenë në shtetin Belg por në Shqipëri.

“Pas një jave ndodhen sërisht në këtë vend ne më një akuzë tjetër nga Prokurori i Përgjithshëm. Në rastin e parë e pashë të arsyeshme të flas nga karrigia e deputetit tani jam në këtë faltore të shenjë. Jam betuar si deputet dhe si malësor se nuk kam kryer asnjë vepër penale, asnjë krim në jetën time. Nuk kam vrarë dhe nuk kam shtyrë asnjë njeri në jetën tim për të vrarë njeri. Nuk ka asnjë vendim të formës së prerë në asnjë gjykatë shqiptare apo belge apo në asnjë vend të botës.”- u shpreh Frroku.

Më tej ai theksoi se ka respektuar Kushtetutën dhe se do sqarojë pikë për pikë gjithë çështjen për të cilën akuzohet në Belgjikë. Ai tha se familja e tij ka shlyer çdo detyrim moral ndaj familjes Kurti. Frroku tha se ka hyrë në zgjedhje duke përmbushur çdo detyrim ligjor dhe kushtet.

MIRATOHEN NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR QEVERISJEN VENDORE DHE NË KODIN ZGJEDHOR
Ora 22:28- Pas një seance maratonë prej 12 orësh debati dhe diskutimi, Kuvendi miratoi rreth orës 22.10 projektligjet e përfshira në rendin e ditës.

Kështu, Kuvendi miratoi të enjten me 86 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, që synojnë përshtatjen e tij me ndarjen e re territoriale me 61 bashki.
Projektligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qëndrore për çdo projekt.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 87 vota pro dhe 20 kundër edhe ndryshimet e kodit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Objekt i ndërhyrjeve në ligjin zgjedhor është përshtatja e tij me ndarjen e re territoriale dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore. Ndërsa me 87 vota pro dhe 19 kundër deputetët votuan për hyrjen menjëherë në fuqi të këtij projektligji.

Gjithashtu, parlamenti miratoi me 86 vota pro dhe 20 kundër dhe një ndryshim në Kodin Doganor, si dhe ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH-t për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri.

Ndërsa me 83 vota pro, 22 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi Merita Bejtjan, Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shipërisë.

MBËRRIN NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME AUTORIZIMI I KUVENDIT
Ora 12:25- Pas votimit në seancë plenare autorizimi i Kuvendit për arrestimin e deputetit Mark Frroku ka mbërritur në Prokurorisë e Përgjithshme. Ndërkohë pranë shtëpisë së deputetit vërehen forca të shumta policie. Parlamenti votoi me 113 vota pro kërkesën për arrestimin e Frrokut.

Ora 11:35- Kreu i Kuvendit hap votimin për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Frrokut. 113 deputetë kanë votuar pro, 2 kundër dhe 2 abstenuan.

Ora 11:30- Pak para votimit me elektronikë, deputeti i PD-­së, Ristani ka marrë fjalën për procedurë dhe ka deklaruar se në sallë duhet të ishte i pranishëm edhe kryeministri që të faktonte se është pro dekriminalizimit te Kuvendit. “Duhej që edhe Rama të ishte në sallë e t’i nënshtrohej votimit për të treguar vullnetin e maxharancës për dekriminalizimin”, tha Ristani. Pas tij ka ndërhyrë deputeti i PS-­se, Fino…

Meta: Ju lutem, e kuptoj që për procedure do duhej që çdo deputeti t’i vihet tubi para se të flasë po ne nuk jemi policia rrugore

Sterkaj: A ka mundësi me e nda votimin pozitë opozitë se ka rrezik që duke qenë votë e fshehtë pozita të votojë kundër dhe pozita të votojë pro shkumjes së Frrokut në prokurori, e nesër do na sulmojmë që po e mbështesim, a ka ndonjë procedurë

Meta: Të mos bëjmë inovacione, secili të votoje sipas vullnetit të vet

RISTANI: MBESHTESIM PA REZERVA ORGANIN E PROKURORISE
Ora 11:05- Deputeti i PD-së Arben Ristani theksoi se edhe opozita e mbështet kërkesëne prokurorisë për deputetin Frroku. Ai theksoi se opozita parlamentare ka shprehur shqetësimin për përfshirjen nga mazhoranca të personave me rekorde të tmerrshme kriminale më herët dhe se Kuvendi duhet te kishte dhene autorizimin per kete ceshtje shume kohe me pare. “Jemi ne ketu per ta sqaruar ceshtjen ashtu sic eshte…Kryetari i Kuvendit gjithashtu heshti…Frroku kishte fshehur ne makinen e tij nje person qe kekrohej nga policia te nje personi per trafik narkotikesh. “Rama siguroi përmes Frrokut fshehjen e të vërtetës për akuzën e vrasjes së dy deputeteve duke mos lejuar proces të plotë për këtë cështje. Opozita ia ka bërë me dije Ramës këto fakte që më shumë se një vit më parë, por Rama nuk i lejoi organet përkatëse te vepronin. Fshehja për disa muaj e kërkesës së Interpolit Bruksel është veprim i qartë që tregon mbështetjen ndaj Frrokut”¬ tha Ristani. Ai akuzoi Ramen si pergjegjes per kete situate, duke thene se “Rama është ekspozuar si njeriu që erdhi në pushtet e po qeverisë me votat e krimit dhe po me krimin po manipulon drejtësinë”. Me tej Ristani ka vijuar me leximin epjeseve te relacionit te Prokurorise, referuar shkreses se ardhur nga Belgjika qe e akzuojne Frrokun per vrasje. Vepra penale qe eshte akuzuar deputeti eshte shume e rende…deputetet e opozites inkurarojne punen e organit te prokurorise per te vijuar punen…,mbeshtesin cdo kerkese te prokurorise per dhenien e lejes…PD ka miratuar lejen per prokurorine ne te gjitha rastet, pavaresisht kur deputeti i akzuuar ka qene pjese e grupit te saj parlamentar apo i opozites. Vleresojme se Kuvendit duhet te jape autorizmin per arrestimin e dpeuteti Frroku. Kerkesa e prokurorit ne perputhje me Kushtetuten dhe Kodin Penal. Kjo ngjarje eshte shume serioze dhe aspak normale per Kuvendin e Shqiperise… Duke folur per deputete te inkriminuar ne Kuvend, Ristani tha: Veper e qarte e krereve te mazhorances qeverisese Rama¬Meta. Distancohemi nga ky model perfaqesimi i shqiptareve…Mbeshtesim pa rezerva organin e prokurorise… kerkesa e prokurorit te pergjithshem eshte plotesisht e drejte. Kuvendi duhet te kishte dhene autorizimin per kete ceshtje shume kohe me pare…Kerkesa belge ka ardhur me 8 janar 2015…mbajtja e fshehte te le te dyshosh se eshte bere nga dyshja Rama¬Meta. Me 23 janar 2015 Interpoli ka sjelle material shtese…serish zyrtaret e Rames s’kane bere asnje levizje…vetem me 27 mars kur Frroku kishte dhene deshmine per ceshtjen ‘Meta’…e bene me dije.”- u shpreh Ristani.

Sipas tij, vepra penale e prezumuar është e një natyre të rëndë. “Kërkesa duhet merituar. Anëtarët e opozitës në Këshill mendojnë se kjo është një çështje shumë serioze. Gjejmë rastin të distancohemi nga ky model përfaqësimi i qytetarëve. Nuk është i duhuri për shqiptarët. Miratojmë kërkesën e Prokurorit të përgjithshëm për dhënien e autorizimit të lejes për arrestimin. Jemi të bindur se dorëheqja e Ilir Metës do ti shërbente hetimit të plotë dhe të pavarur”, tha Ristani.

BERISHA: FYERJE PËR PUBLIKUN, NUK PËRMENDEN AKUZAT
Ora11:00- Ish kryeministri Sali Berish kërkoi që deputeti Subashi të përmbendte edhe akuzat e Prokurorisë për deputetin Frroku. Sipas Berishës kjo është fyerje për publikun. “Nuk ka fyrje më të rënë për publikun se në një akt të till. Mblidhet parlame ti dhe me fuqinë e tij vendos për arrestimine një deputeti dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk guxon të shqipërojë ansjë nga frazat se përse prokuroria kërkon arrestimine tij. U flet shqiptarëve me një gjuhë të cilën i indferiorizon ata në nsnjë shkallë ekstreme. Të paktën të citohen frazat kryesore të klërkesës së prokurorit të përgjithshëm për arrestim e një deputeti që sipas gjykatës së apelit të belgjikës ka kryer vrasje në një stacion treni. Nuk veprojhet në këtë mënyrë.”- u shpreh Berisha.

SUBASHI: PRO KËRKESËS SË PROKURORISË PËR MARK FRROKUN
Ora 10:55- Deputeti i PS-së Armando Subashi prezantoi qëndrimin e mazhorancës lidhur me çështjen Frroku. Ai u shpreh se mazhoranca është pro votimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit. “Nuk po ndalem në rrethanat e çështjes çka janë paraqitur në këtë raport. Mbasi dëgjuam palët dhe diskutimit që bëmë në këshill të gjithë deputetët u shprehën në parim dakord për ti dhënë rrugë kërkesës se prokurorisë. E rëndësishëm është që edhe deputetët e opozitës dhe të mazhorancës u shprehën dakord për ti dhënë rrugë kësaj kërkese. Realisht ka disa probleme të diskutueshme qoftë jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së kuvendit. Në këshill u vendos me konsensus të plotë që ti jepet rruga kërkesës së prokurorisë me shpresën që do bëjnë punën e vet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi dakord që Kuvendi i Shqipërisë ti hapi rrugë kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Mark Frrokut.”- u shpreh Subashi.

FILLON SEANCA PLENARE, META PREZANTON RENDIN E DITES
Ora 10:35– Kuvendi është mbledhur në seancë plenare. Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka prezantuar rendin e ditës.

MARK FRROKU DEL NGA SHTËPIA PËR TË MARRË PJESË NË SEANCË
Ora 09:50-Deputeti Mark Frroku ka dalë nga banesa e tij për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare ku pritet të mbajë edhe fjalën e tij. Frroku aktualisht ndodhet në arrest shtëpie dhe shoqërohet në seancë nga policia. Në seancën e sotme pritet të votohet autorizimi për arrestimin e tij. Ndërkohë deputeti ka marrë leje nga Prokurori për të qenë pjesë e seancës.

RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.03.2015.
2. Kërkesë e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku.
3. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” të ndryshuar.
4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë
5. Projektligji “Për disa shtesa e ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 10019,datë 29.12.2008 dhe ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012”.
6. Projektligji “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”. (vazhdon puna në komisione).
7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si Administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-I, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri”.
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Rumanisë, për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar”.
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”
11.Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë të realizuara gjatë periudhës 15 shtator 2013 deri më 31 maj 2014, në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore” ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 82/2014, datë 23.10.2014, ndryshuar me vendimin e Kuvendit nr.3/2015, datë 19.01.2015.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 60 minuta

(ar.sh/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb