TIRANË

Në një interevistë për News24 në ambjentet e Kuvendit Kombëtar të PD, nënkryetar i kësaj force politike Enkeled Alibeaj, diskutoi mbi  atë ç’ka pritet të ndodhë sot në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

“Rendi i ditës është përcaktuar në mbledhjen e Kryesisë, që ka detajuar edhe propozimet, një nga më të rëndësishme një strukturë e re partnere e PD Aleanca e Qytetarëve për Demokraci që do të bëjë të mundur krijimin e një urë komunikimi me shoqërinë. Do të jetë një instrument që jo vetëm do japë sygjerime, por do shohë më kritikë cdo lloj aksioni politik e që do ndihmojë në optimizmin e partisë.

Duhet të ndodhë një kapërcim cilësor, partitë do duhet që në kohë reale të shohë ndjeshmëritë e një shoqërie që është në zhvillim. Hapja reale e shoqërisë është jo vetëm numërike por mbi të gjithë e mendimit politik.” tha Alibeaj.

Propozimi për ‘non grata’…

“ Është diskutuar a do duhet të vendoset një standard në lidhje me ato persona që etikohen non grata. Nga 9 shtatori është marrë një vendim, pyetja më minimale, a duhet të jetë një standard për të ardhmen? Unë mendoj po, të konsiderohet një standard moral. Lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga vetja. Ka ndodhur c ka nodhur por edhe për ne të tjerët duhet t’i bindemi këtij precedenti që është vendosur tashmë. Sot do diskutohet me një vendim të këshillit kombëtar. Janë të detyrueshme për të gjitha instancat e tjera. Është një propozim i moralshëm i sinqertë. nëse do flasim për sfida morale që nisin prej partive politike, duhet ta nisësh nga vetja.

Referendumi për shkarkimin e Bashës…

Nuk duhet të jetë një lojë banale numrash. Serioziteti mbi të gjitha. Ky është eventi i PD, i ngritur sipas rregullave, organizuar sipas rregullave. Demokratët janë këtu, por mbi të gjitha ajo cfarë është e rëndësishme, këtu në këtë sallë diskutohet e ardhmja e PD, e moralit politik të një force që sheh nga e ardhmja. A do marr PD përsipër sfidat reale, do jetë krah SHBA, sfidën kundër luftës ndaj korrupsionit? Lëvizje të tilla ekstra isntitucionale dhe ekstra-staturore mund të ketë dhe në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb