Nuk është votuar në Kuvend rezoluta për dënimin e genocidit të Srebrenicës ditën e sotme në Kuvend. Në fjalën e tij Tritan Shehu e ka quajtur të paprecedent këtë vendim.

Është e shëmtuar tha Shehu që Shqipëria nuk ka kaluar një rezolutë , ndërsa Parlamenti Europian ka caktuar datën 11 korrik për të kujtuar viktimat.

“E shëmtuar , është një dimë që na vendos një amë të rëndë përpara botës demokratike, Këta zotërinj sot nuk pranojnë rezolutën. Parlamenti Europian kohë ka caktuar datën 11 korrik për të kujtuar viktimat. Në parlamentin shqiptar ne nuk kemi kaluar asnjë rezolutë. Perse? Çfarë fsheh kjo? Është vepër e shëmtuar , një shfaqje paprecedent, një shfaqje turpi”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: