Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin lidhur me anulimin e seancës për zgjedhësit që sipas saj do të trajtonte problematikat e qytetarëve.

Deputetja Zhupa thotë se anulimi i seancës është bërë në mënyrë arbitrare, duke bërë kërkesë që të mbahet të hënën e ardhshme.

“Heqja është bërë në mënyrë arbitrare nga kryetarja e Kuvendit duke na thënë se disa deputetë kanë kërkuar të mos bëhet seanca është shkelje. Nuk na është vënë në dispozicion asnjë shkresë. Një sms e ardhur nga kryetari i grupi nuk përbën arsye për të anuar një seancë që flitet për çështjet e zgjedhësve. Këtu anulohen seanca dhe nuk bëhet asnjë njofton. Të vendoset që e hëna tjetër, meqë keni shkelur rregulloren e hëna tjetër të ketë në dispozicion seancën për të folur për hallet e qytetarëve. Besoj që edhe kolegët socialiste nuk të ketë po ashtu”, tha Zhupa.

Felaj: Kërkesa juaj u trajtua dhe në konferencën e qytetarëve, kolegët janë njoftuar rregullisht që nuk do të mbahet seanca. Se si mblidhet Kuvendi rregullorja e sqaron shumë qartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: