TIRANE

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së Presidentit Ilir Meta, për 82 deputetë legjitim të parlamentit.

Ndërsa zgjodhi të flaës mbi barsaletën e Nastradinit e qershive, Rama u tregua I kujdesshëm të mos e etikojë kreun e Shtetit si Nastradin. Ndër të tjera Rama theksoi se sot vendi ka tre opozita, atë parlamantare, jashtë parlamentare dhe Presidenciale, por garantoi se marrëveshja politike mes palëve të votohet në parlament.

“Po nëse Kuvendi ka 82 deputetë si do e votojmë marrëveshjen, që Presidenti e ka përshëndetur.

Apo ka qershi të mira e të pangreshmë sipas oreksit, Po presidenti është ndryshe nga Basha e njeh shumë mirë aritmetikën sa i përket legjitimitetit të parlamentit është histori e re dhe e vjetër por Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin miraton ligje kthen ligje ndaj nuk mendoj se eshte shporta e qershive të Nastradinit dhe as se Presidenti eshte Nastradini mendoj që është në opozitë.

Kemi tre opozita, parlamentare, jashtë parlamente dhe presidenciale me këtë të fundit marrëdhëniet i kemi institucionale. Marrëveshjen do ta vendosë Kuvendi. Në dijeninë time Presidenti nuk ka të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e kushtetutës nga kuvendi që do të thotë do i nënshtrohet edhe presidenti është i detyruar ti nënshtrohet vendimit sovran të Kuvendit” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb