Pas ish-zëdhënëses së Sali Berishës, Erla Mhilli, një tjetër demokrate është tërhequr nga gara për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Edith Harxhi, ish-zëvëndës ministrja e Punëve të Jashtme, njofton dorëheqjen në një postim të bërë në Twitter.

Sipas saj PD sotë duhet të ishte në protestë dhe jo e mbyllur në salla e marrë peng.

“Te dashur miq, une sot terhiqem nga gara per Keshill Kombetar te PD pasi si ish studente dhjetori mbeshtes fuqimisht dhjetorin e dyte shqiptar dhe mendoj se PD duhet te ishte sot ne proteste dhe jo e mbyllur ne salla dhe e marre peng. Jam kunder grevethyerjes! PD do triumfoje” shkruan ajo.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb