TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur sot kundër rritjes se akcizës për birrën vendase. Me 81 vota pro, deputetët e Kuvendit pranuar amendamentin e paraqitur nga Përparim Spahiu, për të mos rritur akcizën e birrës vendase.

Me këtë vendim akciza për birrën që prodhohet në vend, nuk do të rritet siç ishte parashikuar në akcizën për pijet, pjesë e paketës fiskale.

Në paketën e re fiskale 2016, parashikohej rritja me 11 % e akcizës për prodhimin vendas të pijeve, si dhe ulja me 15% e akcizës së birrës së importit.

Deputeti Përparim Spahiu, foli para votimit të amendamentit të propozuar prej tij duke parashtruar dy argumente, se përse nuk duhej rritur akciza për birrën vendase.

“Besoj që dy argumentet për mos ndryshimin e akcizës së birrës vendase janë mëse të mjaftueshme për ta votuar këtë amendament. Së pari, birra vendase nuk ka patur asnjë efekt negativ në buxhet, këtë mund ta konfirmojë edhe ministri i Financave, dhe së dyti, nëse ajo rritet rrezikon që ky biznes të dëmtohet duke u mbyllur me qindra vende pune. Mosrritja e akcizës i vjen në ndihmë prodhimit vendas dhe s’duhet të rrezikojmë humbjen e tyre”, tha Spahiu.

Në fakt nga këto ndryshime në rritjen e akcizës së birrës, janë komentuar dukshëm si një masë që penalizon hapur dhe qartë prodhimin vendas, duke favorizuar atë të importit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: