Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka publikuar një thënie të shkrimtarit Volteri për të kundërshtuar vendimin e Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e mediat nga komisionet parlamentare.

“Le të mbështesim lirinë e shtypit, është baza e të gjitha lirive të tjera, me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten”.- shkruan Barsacq duke cituar Volterin.

Më parë edhe BE shprehu keqardhje për vendimin e Kuvendit duke theksuar se nuk është bazuar në udhëzimet e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb