TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në seancën e sotme plenare në nderim të 54-vjeçarin Agur Vrenozi, i cili humbi jetën në përpjekje për të parandaluar një grabitje me armë në qytetin e Fierit. Nga salla e Kuvendit, deputeti demokrat për Qarkun e Fierit, Luan Baci, teksa vlerësoi aktin qytetar të Vrenozit, kërkoi nga Kuvendi që të vijojë me tej procedurat për ta shpallur “Qytetar nderi” për aktin e kryer.

gs

“Agur Vrenozi guxoi t’i vinte në ndihmë bashkëqytetarit të tij, i cili kërkonte ndihmë i terrorizuar nga grabitësit që i kishin hyrë në dyqan. Policia që po patrullonte në qytet, po vononte të vinte në vendngjarje, ndaj Agur Vrenozi ndërhyri. Me vendimin e tij i erdhi në ndihmë policisë për të kapur në kohë grabitësit, njëri prej të cilëve ishte liruar nga burgu pak kohë më parë si autor i një tjetër grabitje.

Akti i Agurit ishte domethënës, akt qytetar. Do dëshiroja që procedura për këtë qytetar nderi të vijojë më tej, për të vlerësuar aktin e tij”, u shpreh deputeti Baci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb