TIRANË

Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ndërpreu fjalën deputetes Antoneta Dhima për të mbajtur një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës me misionin e NATO-s në Letoni.

“Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”-tha Ruçi. Major Tanushi u plagos me 6 maj në kampin ushtarak “Adazi” dhe katër ditë me vonë humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb