Kuvendi do të mblidhet sot për herë të parë pas masave të reja kufizuese që ndalojnë grumbullimet mbi 10 veta, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake apo ceremonitë fetare.

Pavarësisht se me rregull as Kuvendi nuk duhej të mblidhej pasi tejkalon numrin e 10 vetave, Komiteti Teknik ka dhënë lejen që sot të mbahet seancë.

Pikërisht seanca fillon me një interpelancë të kërkuar nga Ralf Gjoni me Edi Ramën si dhe të një grupi deputetësh me ministren Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse do të zhvillohet interpelanca e parë apo jo, pasi mësohet se Rama nuk do të jetë i pranishëm.

Më tej në rend dite janë edhe aktin normativ për masat e reja kufizuese që ka vendosur qeveria si dhe censi i popullsisë e banesave, dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit ”Për gjendjen civile” dhe strukturës organike të KQZ.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb