Kuvendi miratoi dje dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, duke hedhur poshtë dekretin e Presidentit Ilir Meta. Dekreti i Metës që ishte kundër kësaj marrëveshjeje u hodh poshtë me 72 vota.

Duke marrë shkas nga ky votim, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se Butrinti do të rrëmbehet dhe plaçikitet si plaçkë tregu nga ana e batakçinjve të qeverisë.

“Butrinti rrembehet e plaçkitet si plaçke tregu nga batakcinjte e Qeverise.(VIDEO).
Dje ne Parlament ne fjalen time tregova perpara gjithe shqiptareve aferen e qeverise per Butrintin.
Keta batakcinj te qeverise po shesin gjithe Shqiperine.
Njerez jini vigjilente!”, shkruan Vasili.

FJALA E VASILIT DJE NË KUVEND
“Sigurisht që jemi në një debat post factum, votimi ka përfunduar, por ne kemi detyrimin para shqiptarëve të themi të vërteta dhe të mos bëjmë shërbim, çdo budallallëku, i cili induktohet nga politika e qeverisë, sepse kërkon patjetër atë që quhet “papagallizëm politik”.
Rasti i Butrintit është një rast tipik se si mënyra e menaxhimit, forma si debatohet, forma si diskutohet është arkaike, e trashë, e vjetër, vjen era myk, erë frikë nga çdo lloj vendimi.
Ne vijmë këtu dhe ndërkohë njerëz që nuk kanë asnjë lloj kompetence profesionale, përveç armaturës politike të trashë dhe solide – dhe atje në rrugë qëndrojnë disa burra që e mbajtën për dhjetëra vjet këtë Butrintit. Një shprehje e bukur shqipe thotë “vijnë e thonë hajde baba të të tregoj arat!”

Po kush janë këta?! Si erdhi ky Butrinti deri në vitin 2022?! Për tërë budallenjtë politikë që lidhin çdo gjë me histerinë dhe epshet e Edi Ramës, si erdhi deri në këtë ditë? Pyetja e madhe.
Administratorët që e mbajtën me thonj, me dijet e tyre shkencore, figura të vërteta të mira që i bëjnë nder këtij vendi, lumturi e madhe që janë akoma midis nesh, janë në trotuar, janë atje në rrugë dhe majmunllëku politik këtej nga prapa u tregon vendin atyre…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: