TIRANE – Kuvendi miratoi të mërkurën në seancën plenare 3 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.Kuvendi votoi Genti Sejkon me 111 vota pro, 7 kundër dhe 8 abstenime kandidaturë e propozuar nga Këshilli Mbikëqyrës.Tonin Kola i propozuar nga Komisioni i Ekonomisë mori 82 vota pro, ndërkohë që Kuvendi votoi me 74 vota pro kandidaturën tjetër të Natasha Ahmetaj. Votimi i tre kandidaturave nga Kuvendi në seancën e sotme çon në 8 numrin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, ndërkohë pritet të shqyrtohet edhe propozimi i kryeministrit për anëtarin e 9-të të Këshillit Mbikëqyrës.Plotësimi e vendeve vakant në Këshillin Mbikëqyrës i hap rrugën në janar edhe zgjedhjes së Guvernatorit të ri të BSH-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: