TIRANE

Eshte votuar sot në Kuvend dekreti i Presidentit Ilir Meta për Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm

Dekreti për Sandër Lleshajn u miratua me 77 vota pro,asnjë abstenim.

Gjashtë ditë më parë Meta dekretoi Lleshajn ministër të Brendshëm pas refuzimit herën e parë.

Sandër Lleshajt iu hap rruga e emërimit si minister i Brëndshëm kur Presidenti i Republikës firmosi për lirimin e tij si Gjeneral Brigade, nje funkision që e bënte Lleshajn të papajtueshëm kushtetueshmërisht me postin e ministrit të Brëndshëm.

Më lirimin e tij si gjeneral, një kërkesë publike edhe nga kryeministri Rama, Meta i hapi rrugë dekretit të Sander Lleshit, emri i të cilit u kthye në një debat institucional.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: