Kuvendi ka miratuar sot buxhetin e vitit 2022 me 77 vota pro. Pas shumë diskutimesh në seancën plenare për projektligjin, “Për buxhetin e vitit 2022”, 46 deputetë vendosën që të votonin kundër.

Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 41 vota pro dhe 74 kundër amendamentet e propozuar nga deputetët e PD, Alfred Rrushaj dhe Bujar Leskaj.

Po ashtu, me 87 vota pro dhe 22 kundër dhe 2 abstenime u miratuan amendamentet e propozuara nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Kuvendi rrëzoi me 32 vota pro, 80 kundër dhe 1 abstenim, amendamentet e propozuara nga deputeti i LSI, Petrit Vasili. Po ashtu u rrëzua edhe amendamenti i propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 27 vota pro, 78 kundër dhe 2 abstenim.

Ndër të tjera Kuvendi rrëzoi amendamentin e dytë të propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 9 vota pro, 97 kundër dhe 2 abstenim. Një tjetër amendament që u rrëzua sot që ishte propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, i cili mori 28 vota pro, 77 kundër dhe 3 abstenim.

Kuvendi miratoi sot me 76 vota pro, 46 kundër, projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Mësohet se një tjetër amendament që u rrëzua, 10 vota pro, 84 kundër dhe 5 abstenim, ishte dhe ai i propozuar nga socialist, Erion Braçe.

Kuvendi rrëzoi me 45 vota pro, 76 kundër amendamentin e propozuar nga deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Ndër të tjera, Kuvendi rrëzoi amendamentet e propozuar nga deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho me 30 vota pro, 77 kundër dhe 3 abstenim.

PROJEKTLIGJET E MIRATUARA
Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 46 vota kundër projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.

Gjithashtu Kuvendi rrëzoi me 7 vota pro, 84 kundër dhe 8 abstenim amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.

U miratua me 76 vota pro dhe 46 kundër projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 8 vota pro, 83 kundër dhe 7 abstenim amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 46 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 8 vota pro, 84 kundër dhe 5 abstenim amendamentin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.

Kuvendi miratoi me 127 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.

Kuvendi miratoi me 127 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Kuvendi miratoi me 124 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”.

Kuvendi miratoi me 125 vota pro, 0 kundër dhe 3 abstenim projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”.
Kuvendi miratoi me 122 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr.
79/2021 “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.

Kuvendi miratoi me 122 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenim projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: