Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Minitrja Etilda Gjonaj, përmës rrjetit social tiwtter ka reaguar për këtë vendim. Ajo shkruan:

“Vendimi sot i Kuvendit të Shqipërisë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, tregon qartazi se mazhoranca është tërësisht e angazhuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi deri në fund, si një angazhim ndaj qytetarëve dhe për të avancuar në integrimin evropian!

Përshëndes përpjekjet e KED për të përfunduar në kohën më të shkurtër të mundshme proçesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve me qëllim plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese!
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të plotësohen tërësisht sa më shpejt dhe është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të përfshira, për ta bërë të mundur funksionimin e plotë të tyre.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb