TIRANE-Në një situatë tensioni Kuvendi miratoi të enjten me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajt në postin e ministrit të Financave dhe Milva Ekonomit në postin e ministres së Ekonomisë.

Me 77 vota deputetët miratuan emërimin në detyrë të Ahmetajt dhe me 76 vota emërimin e Ekonomit. Me 74 vota parlamenti miratoi dekretin e shkarkimit të Shkëlqim Canit nga posti i ministrit të Financave dhe me 77 vota dekretin e shkarkimit të Arben Ahmetajt nga detyra ministrit të Ekonomisë.

Votimi u krye ndërsa deputetët e opozitës qëndronin në këmbë duke mbajtur të rrethuar foltoren e Kuvendit, në përpjekje për të bllokuar punimet e seancës së sotme.

Ne votim mori pjese dhe deputeti i shumeperfolur i PS, Armando Prenga.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: