Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, që do të fillojë në orën 10:00. Seanca do të fillojë me interpelancën e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me Ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Gjatë seancës së sotme plenare do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për programin “UKT Shpërndarja e Ujit”.

Gjithashtu do të shqyrtohen aktet normative për disa shtesa në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre””, të ndryshuar, për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendimi i tretë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg si dhe akti normativ për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Në Kuvend do të shqyrtohet projektligji “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb