Teksa sot prezantohet në Kuvend raporti vjetor i ILD-së për vitin 2020, deputeti opozitar, Ralf Gjoni ka parashtruar një kërkesë për kryepalamentarin.

Sipas Gjonit do të lejohet që deputetët të bëjnë pyetje në lidhje me diskutimin për veprimtarinë e këtij institucioni, pa qenë e nevojshme paraqitja e kërkesës me shkrim.

“Ju e mbani mend, e patëm këtë debat edhe vitin e kaluar. Duhet ta sqarojmë me mirëkuptim dhe pa emocion politik. Nën nenin 103 të rregullores, thuhet se titullari i institucionit paraqet rezolutën. Me sa mbaj mend unë nga administrata e kaluar, raportet e institucioneve të pavarura nuk janë lexuar në seancë. Do doja që të sqaronim procedurën e pyetjeve pasi ka institucione të rëndësishme, si ILD. Sipas rregullores do sugjeroja që deputetët të bënin pyetje spontane, pasi është e lejuar. S’ka nevoje që të parashtrohen me shkrim. Do kërkoja mirëkuptimin tuaj se si do të administrohen këto pyetje.”, tha Gjoni. Ndërkohë, kreu i Kuvendit theksoi se ata deputetë që kanë kërkuar që të përfshihen në debat kanë depozituar kërkesë me shkrim.

“Rregullorja është e qartë për këtë çështje. Institucionet raportojnë në komisionet përkatëse dhe në seancë një herë në vit. Kështu që kjo probleme shprehet qartë dhe po e zbatojmë. Kur na nevojë për këtë debat lidhur me këto raportime grupet parlamentare bëjnë kërkesë me shkrim që të zhvillohet debat për to. Edhe sot për mos gabojë ka kërkesë për disa institucione. Kur është fjala për debat ka pyetje, diskutime me kohë të caktuar sipas situatës së pandemisë. Lidhur me atë që ju thoni se pasi ‘dëgjoni raportimin’, por me të nuk jeni njohur në sallë, pasi janë në faqen e Kuvendit. Atë që kemi thënë me shkrim është për efekt të pandemisë dhe kohës. Nuk ka ndonjë shkelje të rregullores, përkundrazi zbatohet.”, tha ai.

RENDI I DITES
Kuvendi i Shqipërisë eshte mbledhur sot në seancë plenare për të shqyrtuar dy projektligje dhe prezantimin e 6 raporteve të institucioneve shtetërore.

Në seancën e sotme të Kuvendit do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit.

Po ashtu, në Kuvend do të shqyrtohet projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë dhe projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: