Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend. LinditaNikolla i ka hequr fjalën deputetit Luçiano Boçi, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i demokratëve të cilët janë shprehur kundër qëndrimit të kryetares së Kuvendit.
Ndërkohë menjëherë pas tensioneve të krijuara në Kuvend, Garda ka rrethuar Foltoren.
Kujtojmë se një grup deputetësh të PD-së kanë dorëzuar në Kuvend dje një kërkesë për mocion debati për çështjen ‘McGonigal’ pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, mik i kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grupi i Alibeajt ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje.
(BalkanWeb)