Kuvendi ditën e sotme ka filluar me kritika e ankesa nga opozita parlamentare. Korab Lita është ankuar pasi ka kërkuar interpelancë me ministrin e brendshëm, Sandër Lleshaj dhe nuk i është futur në rendin e ditës.

Ai me ironi ka thënë se nëse si deputet s’ka të drejtë të kërkojë interpelancë, t’ia thonë dhe tërhiqet.

Më tej Ruçi e ka sqaruar se ai e ka kërkuar interpelancën të hënën teksa siguron se brenda afateve të rregullores Lleshaj do kthejë një përgjigjie.

LITA: Ditën e hënë kam depozituar një interpelancë me Minitrin e Brendshëm. Nuk është parashikuar sot në program. hera e dytë që më bëhet kjo. Edhe disa muaj më parë kam kërkuar interpelancë dhe u shty derisa u bë e pavlefshme. Nëse unë si deputet nuk kam të drejtë të kërkoj interpelancë atëhere ma thoni dhe unë tërhiqem.

RUÇI: As mos e paragjyko, as mos bëj komente, interpelancat nuk vendosen në program e kalendar. Interpelanca jote është kërkuar të hënën. I shkon ministrit, ministri kthen përgjigje, brenda afatevetë rregullores

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: