Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës ka përfunduar në muajin maj.

Erinda Ballanca të cilës i ka mbaruar mandati i parë, garon për një mandat të dytë.

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta. Ndërkohë, pas këtij hapi, ata që përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Fjala e fundit i takon Kuvendit, ku avokati i Popullti duhet të marrë 84 vota në seancë plenare.

Në përfundim të afatit të caktuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 19, për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Avokatit të Popullit, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, kandidatët sipas listës emërore më poshtë:

Më poshtë janë emrat kandidatë për Avokatin e Popullit.

kandidatët sipas listës emërore më poshtë:
1. Ahmet Premçi
2. Altin Goxhaj
3. Besim Ndregjoni
4. Bledar Dervishaj
5. Boriana Nikolla
6. Brikena Kasmi
7. Dorian Gjomarkaj
8. Drita Avdyli
9. Endri Papajorgji
10. Ermir Kapedani
11. Erinda Ballanca
12. Evis Fico
13. Ilirjan Rusmali
14. Jordan Daci
15. Jorida Rustemi
16. Laureta Roshi
17. Ledio Braho
18. Lefterije Luzi
19. Olta Aliaj
20. Sali Shehu
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb