TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta flet për keqpërdorje të Kuvendit të Shqipërisë në dëm të interesit publik dhe kombëtar.

Në një mesazh mbrëmjen e sotme, pas deklaratës për kthimin e koncesionit të Rinasit, Presidenti Meta deklaron se ishte mobilizuar gjithë shteti për të mbyllur letrat, në shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave për zgjatjen e koncesionit.

“Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.
Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncesionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora. 🇦🇱”, deklaron Meta.

Meta Fb Okok
Meta Fb Okok

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb