Kuvendi ka miratuar me nga 97 vota pro dy ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi. Sot Kuvendi futi në axhendën e votimit edhe dekretet e Presidentit Meta për Sandër Lleshajn, Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin.

101 deputetë votuan pro shkarkimit të Lleshajt, 99 pro shkarkimit të Çuçit si ministër i bujqësisë dhe 97 pro emërimit po të tij si ministër i brendshëm.

97 vota pro mori edhe Milva Ekonomi e cila merr postin e ministrit të bujqësisë. Vetëm mesditën e djeshme kryeministri Rama bëri publikë dy emrat e rinj, kurse sot Presidenti nuk pengoi emërimin e tyre duke i dekretuar si Çuçin edhe Ekonomin.

Këto lëvizje erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra e ministrit të brendshëm pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb