Deputeti Erion Braçe ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi ditën e sotme propozimin e tij për bujqit.

Me një reagim në Facebook Braçe shkruan se ndihet keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot. Sipas tij personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Postimi
8 #VOTA PRO PER #BUJQIT!
Po hap i madh perpara ama;
▪️Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.
▪️Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;
Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.
A MBAN PERGJEGJESI KUSH?
Pra, dua te them;
▪️E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;
Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.
▪️E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;
Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.
Ky eshte problem i madh!
Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.
Faleminderit te gjitheve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb