Kuvendi ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimin dhe më pas ratifikimin e me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Grupi Parlamentar i PD është pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Gjithashtu ai kërkoi që të mos zvarritët më futja rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

“Garancitë e lirive të drejtave , padyshim si gjithmonë grupi parlamentar  i PD është pro që të futen në rendin e sitë dhe po  them që tani votën tonë pro për këto dy protokolle. Dua të them që në datën 27 ja është paraqitur një projekt-rezolutë lidhur me dënimin  gjenocidit serb në Kosovë, u bë e disata herë që e kërkoj dhe ashtu si vullnetin pro për aderimin e dy vendeve në NATO në frymën  e ruajtjes së vlerave kryesore të individit Është detyrim i çdokujt që të mos e shtyni më atë rezolutë që kemi kërkuar ne.”, tha ai.

 

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 61, datë 05.07.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.06.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Projektrezolutë “Për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”. (Neni 78, Kushtetutë, nenet 98-99 të Rregullores së Kuvendit) Zhvillimi i debatit Koha në dispozicion 90 minuta e ndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste – 46 min Grupi parlamentar i Partisë Demokratike – 25 min Grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” – 7 min Grupi parlamentar “Alenaca për Ndryshim” – 7 min Deputetë jashtë grupeve parlamentare – 5 min
  4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku kërkuar nga deputeti Xhelal Mziu. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
  5. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
  6. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
  7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH – jo më shumë se 20 minuta Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
  8. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021. (Neni 32 i ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik – jo më shumë se 20 minuta Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
  9. Projektligj “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  10. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit””. (Neni 78, pika 1, të Kushtetutës, dhe të neneve 21, pika 2, dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)
  11. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.13/2022 “Për ngritjen e Komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë”. (Neni 77, pika 1, Neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit) 12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb