Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot në orën 17:00 të pasdites së sotme.

Në seancën e sotme plenare eshte shtyrë ngritja e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ka qene kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj ai qe ka bere propozimin që të shtyhet për seancën tjetër.

‘Propozoj ta heqim nga rendi i ditës ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe ta kalojmë në seancën tjetër.’- tha Rushaj. Kërksa e tij u dakordësua në Kuvend.

Kërkesa për ngritjen e këtij Komisioni u bë më 27 tetor nga 10 deputetë të Partisë Demokratike. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb