Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancë plenare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”. Në seancën e së hënës, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje.

Gazetari Ergys Gjençaj, raportoi për “BalkanWeb”, se çfarë pritet të ndodhë në këtë seancë maratonë. Ai tha se deputetët do të jenë të lirë të flasin pa kohë të përcaktuar, ndërsa përfundimi i seancës është parashikuar të jetë ditën e nesërme.

Pritet të ketë gjithashtu debate mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje. Nuk përjashtohet mundësia sipas gazetarit që të ketë ndryshime në buxhet ditën që do të jetë seanca e votimit, e parashikuar më datë 25 nëntor.

Sakaq, në rendin e ditës, janë projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: