TIRANË- Sot janë betuar 140 deputetët e legjislaturës së 9-të parlamentare. Mes tyre deputetë të vjetër por edhe emra të rinj.

E ndërsa menjëherë pas betimit dhe apelit në seancë kanë nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duket se deputetët kanë pasur edhe shqetësime të tjera.

I tillë rasti i deputetit socialist, Erion Braçe, i cili është fotografuar në seancë duke parë në telefonin e tij një ndeshje futbolli. Ndoshta bëhet fjalë për Juventusin, ekipin italian tifoz i të cilit edhe është Braçe. “BalkanWeb” sjell foto dhe video nga ky moment.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb