Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e boksierit kampion shkodran, Kristian Demaj i cili ka qenë i pranishëm edhe në tubimin e dy marsit.

Meta thotë se me këtë mesazh u uron të gjithëve një ditë të mbarë pasi nuk mund të rrinte pa e shpërndarë këtë përshëndetje.

STATUSI NGA ILIR META
Nuk mund ta mbaja vetëm për vete këtë përshëndetje që më erdhi nga Christiani!
Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve!
One love, one Heart! ??
Let’s get together and feel all right. ?

Ndërkohë vetë Demaj në profilin e tij zyrtar në FB ka shkruar se tashmë është koha për të punuar për një Shqipëri në Europë dhe askush nuk duhet të dëmtojë këtë moment.

STATUSI NGA KRISTIAN DEMAJ
One love one Heart ??
Let’s get together and feel all right ?

Koha për të punuar për Shqipërinë në Europë është tani!
Askush nuk duhet ta dëmtojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb