Parlamenti ka votuar sot  Gentiana Sulën për një mandat tjetër në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.

Në votim kanë marrë pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, duke marrë kështu vota pro edhe nga deputetët e opozitës, që së bashku kanë konfirmuar Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve.

Në përfundim të seancës që ka nisur në orën 10 të paradites, deputetët socialistë, por edhe deputetë të opozitës, i kanë besuar Sulës drejtimin e këtij institucioni për një tjetër mandate 5-vjeçar.

Gjatë këtyre viteve, Gentiana Sula ka qenë nga të paktat drejtuese institucionesh që nuk është përfolur dhe as akuzuar nga opozita.

Ajo përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Europian të Kujteses dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar.

Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb