Nga: Znj.Vjollca-

200 gr miell
6 kokrra vezë
120 gr gjalpë
100 gr sheqer
400 ml pana ëmbëlsire
200 ml qumësht i kondensuar
200 ml qumësht
1 lugë gjelle ekstrakt vanilje
1 lugë caji pluhur pjekës

Fillimisht trazojmë sheqerin me gjalpin derisa të dy përbërësit të njësohen mirë me njëri tjetrin. Më pas shtojmë të verdhat e vezëve duke e rrahur mirë masën derisa të krijohet një masë kremoze. Shtojmë ekstraktin e vaniljes, pak kripë dhe miellin (të trazuar me pluhurin pjekës) të cilin e hedhim gradualisht. Vazhdojmë ta punojmë mirë brumin e pandispanjës dhe e vendosim në një tavë pjekjeje të pudrosur me pak miell. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë në një tas trazojmë qumështin me qumështin e kondensuar. E nxjerrim pandispanjën nga furra dhe me anën e një shkopi kuzhine e shpojmë në disa vende në mënyrë që të përthithë sa më mirë qumështin e trazuar me qumështin e kondensuar. Me anën e një mikseri rrahim panën derisa të krijohet një krem kompakt. E vendosim shtresën e panës mbi tortë, e nivelojmë mirë dhe më pas e dekorojmë me reçel ose fruta sipas dëshirës.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb