NGA ZONJA VJOLLCA

800 gr kallamarë

3 thelpinj hudhër

50 gr domate në vaj

1 kg patate

1 karrotë

100 ml verë të bardhë

Vaj ulliri

Majdanoz

Kripë

Piper i zi

Erëza miks

Fillimisht nxehim vajin në tigan dhe vendosin kallamarët e prerë, i lëmë për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë hudhrat e shtypura (të pa grira), majdanozin, domatet e thara në vaj të prera në rripa dhe patatet të prera në feta. I trazojmë mirë duke vendosur dhe një bustinë erëzash, më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe ½ gotë ujë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. E servirim më pas të pudrosur me majdanoz të grirë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: