NGA:ZONJA VJOLLCA*500 gr mish viçi
100 ml qumësht kokosi
2 lugë gjelle salcë speci
2-3 lugë gjelle pluhur kokosi
1 spec i kuq
6 qepujka
6 thelpinj hudhër
6 gjethe limoni
Lëkurë limoni
1 shkop kanelle
3 anice
Xhinxhër
Kardamom
Spec djegës
Kripë
Sheqer

Fillimisht përgatisim salcën duke kaurdisur qepujkat e grira imët, xhinxhër, specin e kuq të prerë në kubikë të vegjël, lëkurën e limonit dhe 5 thelpinj hudhër. E kaurdisim mirë në vaj të bollshëm duke shtuar më pas erëzat: kardamomin, anice dhe kanellën. Kur kuzhina të ketë marrë aromën e këtyre ingredientëve është momenti për të shtuar mishin e viçit të prerë në kubikë, të cilin e trazojmë derisa të fillojë të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin e kokosit dhe salcën e specit. Ulim temperaturën dhe e lëmë gatimin të ziejë duke e kontrolluar herë pas herë. Para se mishi të jetë gatuar plotësisht shtojmë në tenxhere gjethet e limonit të grira imët, pluhurin e kokosit, kripë dhe pak sheqer. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët për rreth 40 minuta.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: