Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.

Duke lënë prapa një karrierë legjendare dhe tejet të suksesshme në futboll, Maradona u shua nga kjo jetë duke u kujtuar nga figura të shumta publike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një ndër ta është edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin.

Në nderim të tij, Nusret, ka rezervuar si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar.


Ai ka publikuar një video të tavolinës së preferuar të Maradonës, mbi të cilën tashmë ka vendosur portretin e tij përkujtimor dhe një pllakatë ku shkruhet “e rezervuar”.

“Kjo ishte tavolina jote e preferuar Maradona. Tavolina është rezervuar gjithmonë për ty. U prehsh në paqe legjendë”, ka shkruar Nusret Gokce në Instagram.

Ndërkohë, postimi është shoqëruar me komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë çmuar lartë nderin dhe respektin e kuzahinierit për futbollistin tashmë të ndjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb