SHBA-Sam Kass është i ri, i suksesshëm dhe i tepër i dashuruar. Ky është kuzhinieri 34-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë, i cili për hir të dashurisë do të braktis punën më të rëndësishme në jetë.

Ai do të transferohet në Washington në New York, ku e pret bashkëshortja e tij, Alex Wagner, prezantuesja e famshme e Msnbc-së.

Sam Kass dhe Alex Wagner u njohën pikërisht në Shtëpinë e Bardhë gjatë një festë të organizuar nga “Shoqata e korrespondentëve” dhe në muajin gusht u martuan.

Por Kass nuk është një kuzhinier dosido. Ai është shpikësi i “kopshtit organikë” të Zonjës së Parë , Michelle, që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë. Ai po ashtu është dhe “truri” i fushatës së Michelle kundër obezitetit, “Let’s move”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: