TIRANE- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, të nisë menjëherë punën, si një domosdoshmëri për mosdështimin e procesit të reformës zgjedhore.

Në një letër të hapur drejtuar bashkëkryetarëve të këtij komisionit, përkatësisht Taulant Ballës e Oerd Bylykbashit, e më tej Presidentit Nishani, partive politike, si edhe krerëve të grupeve parlamentare, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shpreh shqetësimin lidhur me vonesën në nisjen e punës prej Komisionit.

Koalicioni iu bën thirrje anëtarëve të Komisionit të posaçëm që në këto rrethana jashtë të zakonshmes nevojitet të ngrihet edhe puna, transparenca, si dhe vullneti i tyre, duke shfrytëzuar në tërë limitet e veta fizike 7-javëshin kohor të mbetur.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i parashtroi Komisionit rekomandimet që gjykon se meritojnë amendime imediate. Rekomandimet e paraqitura përfshijnë tre dimensionet e procesit zgjedhor administrim, drejtësi zgjedhore dhe financat e partive politike të vlerësohen si më thelbësoret në adresimin e problematikave.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb