Kur ata u martuan, Lufta e Dytë Botërore ishte në kulmin e saj. Aristide Cati, 99 vjeç dhe Pia Venturi, 97, bashkëshortë nga Kamunjano, në Apeninet bolonjeze, mbërritën në momentin historik të 80 viteve martesë.

Bashkia i dha edhe një certifikatë mirënjohjeje çiftit jetëgjatë.

Aristide dhe Pia i thanë ”po” njëri-tjetrit në vitin 1942 dhe patën dy fëmijë, Auro dhe Roberto.

Menjëherë pas luftës ata u zhvendosën nga Kamunjano, ku ai gjeti punë si shef departamenti në kompaninë ”Samp”, ndërsa Pia preferoi të kujdesej për familjen.

Në vitin 1978 çifti vendosi të kthehej për të jetuar në male, në lokalitetin Serrajola, ku menaxhuan një dyqan ushqimesh. Në vitin 1988, shkuan në Vigaja, ku jetojnë edhe sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: