Sekretarja e Brendshme në Britani, Priti Patel ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i Sekretares së Brendshme të Britanisë.

Dorëheqja e saj erdhi vetëm disa orë pasi Liz Truss u shpall fituesja e një gare për udhëheqjen e Partisë Konservatore çka do ta sjellë edhe në postin e kryeministres së re të vendit.

“Unë e përgëzoj Liz Truss që u zgjodh udhëheqësja jonë e re dhe do t’i jap asaj mbështetjen time si kryeministrja jonë e re. Është zgjedhja ime të vazhdoj shërbimin tim publik në vend dhe në zonën zgjedhore Ëitham por tashmë jo në një post si ai që kisha”, tha Patel në letrën e saj të dorëheqjes drejtuar kryeministrit aktual Boris Johnson, të cilën ajo e postoi në Tëitter.

Më parë Patel kishte prezantuar një plan masash nëpërpjekje për të ndaluar emigrimin e paligjshëm nëpërmjet kanalit të La Manche.

“Një numri të madh shqiptarësh po u shiten gënjeshtra nga kontrabandistët e pamëshirshëm të njerëzve dhe bandat e egra të krimit të organizuar, duke i shtyrë ata të bëjnë udhëtime të rrezikshmeme drejt Britanisë së Madhe. Ky abuzim me sistemin tonë të imigracionit dhe njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre nuk mund të vazhdojë”, kishte deklaruar më parë Patel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb